Ish-kryetari i parlamentit Guillaume Soro u dënua në mungesë për korrupsion
Një gjykatë në Bregun e Fildishtë ka dënuar ish-kryetarin e parlamentit të vendit me 20 vjet burg për korrupsion, raportojnë mediat locale.
Guillaume Soro, i cili ndodhet në ekzil në Francë që prej vitit 2019, u gjykua në mungesë.
Soro, 47 vjeç, gjithashtu ish-kryeministër dhe udhëheqës rebel, u shpall fajtor për fshehje dhe përvetësim të fondeve publike dhe pastrim parash, gjatë një seance dëgjimore në qytetin Abidjan në mungesë të avokatëve të tij.
Ai gjithashtu u urdhërua të paguante një shumë prej 4.5 miliardë franga CFA (7 milionë dollarë).
Javën e kaluar, Gjykata Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popullit urdhëroi Bregun e Fildishtë të pezullojë urdhrin e arrestimit për Soro dhe të lirojë 19 të afërmit e tij që kanë qenë të burgosur për disa muaj.
Për Soro u lëshua një urdhër arresti pasi ai paralajmëroi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale më 31 tetor.
“Unë ende garoj për presidencën dhe do të fitoj”, tha Soro në një postim në Facebook pas vendimit gjyqësor.
”Unë e konsideroj këtë aktgjykim si të pavlefshëm”, shtoi Soro.
Ai shërbeu si kryeministri në vitet 2007-2012, dhe u bë kryetar i Asamblesë Kombëtare në mars 2012 dhe shkurt 2019.
Soro gjithashtu drejtoi një lëvizje rebele kundër ish-Presidentit Laurent Gbagbo në një dhunë pas zgjedhjeve të 2010-2011 që kishte rezultuar me vdekjen e rreth 3,000 njerëzve, sipas shifrave të OKB-së.
Gbagbo kishte refuzuar të njohë fitoren e rivalit të tij Alassane Ouattara në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2010./AA
Fenerbahce mposht Panathinaikosin dhe siguron finalen e Euro...
Një grua raportohet se ka therë me thikë disa persona në sta...
“Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjegu...
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh
Gjobitet shoferi i autobusit që voziti në kahun e kundërt të...
Real Madridi cakton datën se kur do ta prezantojë Xabi Alons...