Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së sotme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit.
“Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar. Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, njofton Komuna e Malishevës.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo: 73 pozitiv me COVID-19; 57 të shëruar; Një i vdekur; 15 në shërim e sipër.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu