Deputeti Behgjet Pacolli dhe këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë përplasur në Twitter rreth çështjes së ardhjes së Pacollit nga Zvicra.
Pacolli thotë se Qeveria ka lejuar të tjerët të hyjnë në Kosovë pa u izoluar në konvikte, e Sheremeti thotë se pushteti s’është mbi ligjin.
Pasi Pacolli u ankua se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë dhe tha se madje i është anuluar edhe leja për të ateruar në Kosovë, Sheremeti tha se kjo qasje vjen për shkak se “është e vështirë të pranohet se të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
“Kjo qasje eshte kriju si rezultat i sa e sa viteve praktike qe pushteti eshte mbi ligjin. Eshte veshtire me e pranu tash qe te gjithe realisht jemi te barabarte para ligjit”, ka shkruar Sheremeti në Twitter.

Ndërkaq Pacolli e akuzoi këshilltaren e Kurtit se Qeveria po përdor standarde të dyfishta dhe se nuk i ka izoluar as punonjësit e Unmikut, Eulexit, e as shtetasit kosovarë të etnisë serbe.
“Stafi i Eulexit është përjashtuar nga rregullat me vendim të Ministrit Vitia. Edhe stafi i Unmikut poashtu. Qytetarët serbë të Kosovës janë përjashtuar nga ky rregull. Pyeta është pse po përdorën standarde të dyfishta dhe po bëhen pengesa për zgjedhjen e një deputet të zgjedhur? Së paku mos gënjeni z. Albin Kurti’, thuhet në komentin e Pacollit mbi postimin e këshilltaressë kryeministrit.
Sheremeti e ka udhëzuar më pas Pacollit që ta shikojë njoftimin për media që e lëshoi më herët Ministria e Shëndetësisë.

Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...