Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Bajram Gecaj është takuar ministrin e Mbrojtjes në detyrë, z. Anton Quni.
Me këtë rast, ministri Quni e njoftoi zëvendësministrin Gecaj me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.
Gjithashtu zëvendësministri Gecaj u njoftua edhe me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit varësisht nga rrethanat që mund të krijohen.
Ndërsa zëvendësministri Gecaj shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.
Në fund, të dy u pajtuan se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i angazhimeve të dy ministrive, respektivisht Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka qenë në nivel shumë të mirë dhe u zotuan se do të vazhdohet edhe më tej me angazhimin në realizimin e planit të reagimit në luftimin e pandemisë COVID-19.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron