Kaosi me koronavirus duket se do të shkaktojë tollovi edhe në shëndetin seksual e riprodhues të grave nëpër botë, sipas një studimi.
Hulumtimi i kryer nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual e riprodhues (UNFA), ka vlerësuar se 47 milionë në 114 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk do të kenë qasje në kontraceptivë modernë nëse vazhdon problemi me koronavirus për gjashtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Studiuesit parashikuan se do të ketë shtatë milion shtatzëni të paplanifikuara dhe 31 milionë raste shtesë të dhunës me bazë gjinore.
Rreth 15 milionë raste shtesë të dhunës me bazë gjinore priten për çdo tre muaj që vazhdon bllokimi i koronavirusit.
Dr Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e UNFPA, tha: “Këto të dhëna të reja tregojnë ndikimin katastrofik që Covid-19 së shpejti mund të ketë te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Pandemia është thellimi i pabarazive, dhe miliona më shumë gra dhe vajza tani rrezikojnë të humbasin aftësinë për të planifikuar familjet e tyre dhe për të mbrojtur trupat dhe shëndetin e tyre.
“Shëndeti dhe të drejtat e riprodhimit të grave duhet të mbrohen me çdo kusht. Shërbimet duhet të vazhdojnë, furnizimet duhet të dorëzohen dhe të prekurit duhet të mbrohen dhe mbështeten”.
“Shëndeti dhe të drejtat e riprodhimit të grave duhet të mbrohen me çdo kusht. Shërbimet duhet të vazhdojnë, furnizimet duhet të dorëzohen dhe të prekurit duhet të mbrohen dhe mbështeten”.
Kudo në botë që nga aplikimi me masave të izolimit janë raportuar rritje të dhunës në familje./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...