Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë sot se në Prizren mbrëmë kishte 12 të shëruar dhe 5 të infektuar.
Haskuka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk bën të relaksohemi ende ngase të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.
“Mirëmëngjesi! Mbrëmë për herë të parë kishim më shumë të shëruar se sa të infektuar nga coronavirusi. Në Kosovë 35 të shëruar dhe 17 të infektuar. Në Prizren 12 të shëruar dhe 5 të infektuar. Por nuk bën të relaksohemi ngase të gjitha rastet e reja janë kontakte. Mbrojtja më e mirë kundër këtij virusi është kujdesi jonë. Të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë duke respektuar masat”, shkruan Haskuka.
https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/posts/10158146574384451:0
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë një person në Bardhosh, arrestohet i dyshuar...