Sylejman Meholli, drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri, ka dhënë një lajm të mirë përmes një postimi në Facebook, për banorët e kësaj komune.
Ai ka njoftuar se 14 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.
Ky është postimi i plotë:
Lajmi më i mirë pë qytetin që e duam
14 qytetarë të Vushtrrisë sot janë shëruar nga #coronavirus
Të gjitha masat që bashkë i kemi aplikuar, çdo sakrificë që secili nga ju e keni bërë, ja ka vlejtë. Është shuar vatra në Pestovë, është shuar vatra në Vushtrri, janë shëruar 12 qytetarë nga Smrekonica, 1 nga Pestova dhe 1 nga Vushtrria.
Faleminderit për bashkëpunimin le të vazhdojmë me kujdes përpara në ditët në vijim.
Le të të ruajmë njëri tjetrin edhe Zoti do të na ruaj secilin nga ne.
Tani do të mendojmë për lehtësim të masave për qytetarët dhe biznesin në bashkëpunim me institucionet qendrore.
Kërkojmë nga Ministri i Shëndetësisë që Smrekonica të hiqet nga karantina që sonte. Samdrexha po ashtu duhet të largohet si burim i infektimit.
Megjithatë përderisa në qytete tjera ka shtim të rasteve, as Vushtrria nuk gëzohet, ne lutemi për shërimin e të gjithë të prekurve në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ju lutem #rrinshpi mos dil pa nevojë urgjente, mbaje distancën
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë një person në Bardhosh, arrestohet i dyshuar...