Përveç dhimbjes që e kanë për humbjen e familjarëve të tyre, qytetarët detyrohen që të paguajnë edhe shuma të mëdha për varrosjen e atyre që ndërrojnë jetë nga Covid-19.
Pas reagimeve të shumta në opinion dhe nga qytetarët, Ndërmarrja Publike për Varrim ka sjellë vendim që ta ulë çmimin për varrosjen e personave që humbin jetën nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se ka biseduar me drejtorin e ndërmarrjes, ndërsa ai ka sjellë vendim për uljen e çmimeve.
“Kam biseduar me drejtorin e ‘AD Butel’, ai ju ka dalë në ndihmë dhe i ka ulur çmimet”, tha Filipçe.
Ndërsa i pyetur se pse Qeveria nuk i merr përsipër këto harxhime, ai tha se deri tani nuk është biseduar për këtë çështje.
“Nuk kemi biseduar në Qeveri për këtë çështje. Kam biseduar me drejtorin e ‘AD Butel’ dhe ai solli vendim për uljen e çmimeve”, tha Filipçe.
Për rastet me Covid-19, për të gjitha shërbimet e varrimit çmimet janë ulur prej 7 deri në 10 mijë denarë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë