Capello ka këshilluar Lautaron që të mos largohet nga Milano
Lautaro Martinez është objektivi numër një i Barcelonës për sulmin.
Luis Suarez ditë pas dite po i afrohet fundit të aventurës me katalunasit, të cilët janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues dhe favoriti për të zënë vendin e uruguaianit është Lautaro.
Megjithatë, të shumtë mendojnë se nuk është koha që Martinez të lërë interin, kështu thotë edhe ish trajneri i shumë klubeve dhe kombëtareve, Fabio Capello.
“Nëse do të isha në vend të tij, do të qëndroja në Inter. Në Barcelona do të jetë zëvendësues”, tha Capello.
Ai mendon se Martinez është në vendin e duhur nëse do që të rritet edhe më shumë si futbollist. /Gazeta Express/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...