Fotografitë e siguruara nga zyra e shtypit e Presidencës në El Salvador tregojnë të burgosurit në burgun “Izalco” të rreshtuar ngjitur njëri me tjetrin, pas “një operacioni për të vënë rregull”.
Presidenti i vendit, Nayib Bukele urdhëroi operacionin pasi brenda burgut ndodhën 22 vrasje në një ditë. Vetëm pak vite më parë, El Salvador, ishte një prej vendeve me numrin më të lartë të vrasjeve në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Por që kur Bukele erdhi në pushtet, numri i tyre ka pësuar rënie dhe së fundmi u regjistruan disa ditë pa asnjë vrasje të vetme.
Në El Salvador janë vendosur masa nga më striktet për të frenuar pandeminë e koronavirusit, me mbylljen totale të vendit që në 22 mars, pavarësisht ankesave të organizatave të të drejtave të njeriut. (Reuters/VOA)

SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot