Sot janë bërë 21 vjet nga Masakra e Mejës, ku nga regjimi serb ishin ekzekutuar 372 civilë shqiptarë.
Për të nderuar dhe përkujtuar të rënët e kësaj masakre, në Mejë sot ka qëndruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjithmonë do të përkulet para sakrificës së martirëve të këaj masakre.
“Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së martirëve të masakrës së Mejes”, ka shkruar Haradinaj. Po ashtu, duke marrë shkas debatet e fundit, Haradinaj ka thënë se për kriminelët nuk mund të ketë amnisti. “Drejtësia të vihet në vend – jo amnisti për kriminelët”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...