Baton Haxhiu në një debat televiziv ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë edhe amnistinë, për shkak se 20 vjet pas luftës nuk kanë çka të dënohen më njerëzit.
“I kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, se pas 20 vjetëve s’kanë çka dënohen njerëzit dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”, kishte thënë Baton Haxhiu para dy ditëve në një emision në televizionin T7.
Kundër kësaj deklarate ka reaguar e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman.
Ajo ka thënë se nuk do të lejojnë që të ketë amnisti të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë.
“Nëse deklarime të tilla kanë për qëllim që t’na provokojnë dhe t’na masin reagimin tonë rreth asaj që u tha mbrëmë, ne nuk do të lejojmë diçka e tillë të ndodhë, pavarësisht çmimit nuk do të ndodh”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Twitter.
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...
Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për vjedhje në...
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...