Shtabi Emergjent Komunal i Istogut dhe IKSHPK-ja janë duke hulumtuar kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 dhe aktualisht janë 8 persona që priten t’i nënshtrohen testit.
Në një komunikatë për media thuhet se Shtabi Emergjent Komunal është duke punuar vazhdimisht dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që të realizojnë detyrat e tyre.
“Situata është nën menaxhim por jo për t’u injoruar prandaj ju lutemi të kemi kujdes të shtuar edhe pak, qëndroni në shtëpitë e juaja se gjithë bashkë do t’ia dalim”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, deri sot nga informacionet zyrtare nga IKSHPK-ja, në Komunën e Istogut janë 8 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.
Konferenca e Rektorëve, Rama: Koha për ndryshime në Ligjin e...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ...
Ambasadori gjerman nderon viktimat e Masakrës së Reçakut
Ambasadori i Francës bën homazhe në Reçak, shpreh mbështetje...
Rihapja e hapësirës ajrore, kompanitë vazhdojnë të shmangin ...
Kremlini: Trump ka të drejtë, Zelensky po e bllokon paqen