Dy rastet e para që u diagnostifikuan me Covid-19 në komunën e Rahovecit janë infermierë që punojnë në hemodialozë në Spitalin e Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Latifi ka thënë se 14 rastet tjera që u konfirmuan të shtunën janë raste kontakti me të prekurit e parë.
“Në Rahovec dy rastet e para me Covid-19 janë infermierë që punojnë në repartin e hemodializës në spitalin e Prizrenit. 14 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë në këtë komunë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë familjarë të të prekurve. Ndërsa në mesin e këtyre 14 personave të prekur, nuk ka asnjë pacientë me hemodializë”, ka thënë Latifi.
Ai ka shtuar se sot do t’u merren mostrat pacientëve të hemodializës nga Rahoveci.
“Sot pritet te iu merren mostrat edhe pacientëve të hemodializës nga Rahoveci që këtë shërbim mjekësorë e kryejnë në Prizren”, ka thënë Latifi për KlanKosova.
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...