Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se besimtarët e dijnë më së miri çështjen e sakrificës andaj duhet të sakrifikojnë duke mos u mbledhur për iftare.
Ky është mesazhi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, për muajin e Ramazanit:
Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!
U bëfshim të devotshëm si ju,
Të sakrificës si ju!
Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.
Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve asesi.
Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...