Konfiskohen 1.2 tonë marihuanë në Maqedoninë e Veriut

Macedonian customs officers pose for the media with hundreds of packages of marijuana which were seized at a border crossing, in Skopje, Macedonia, Tuesday, Nov. 27, 2012. Macedonian custom officers seized over 500 kilograms (1100 pounds) of marijuana at a Macedonian border crossing with neighboring Albania and detained the truck driver, police said. The marijuana, which is believed to have originated from Albania and destined for distribution in western Europe, has an estimated euro 3 million (US$ 3.8 million) street value. (AP Photo/Boris Grdanoski)

19:33 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Byroja për siguri publike pranë MPB-së, reparti për kriminalistitë në kuadër të masave të forcuara në luftën kundër tregtisë ilegale me drogë, në koordinim dhe me orientim të Prokurorisë themelore Kavadar, mbrëmë në një depo në lagjen Butel ka gjetur dhe konfiskuar 1.240 kilogram marihuanë, e paketuar në paketime dhe qeshe polietineli dhe e skladuar në 12 paleta prej druri. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot detajet duke bërë të ditur se marihuana e konfiskuar në Butel ka qenë e kultivuar në Kavadar pa leje adekuate dhe në mënyrë joligjore.
MPB

“Në periudhën prej fundit të qershorit 2019 deri në tetot 2019, në parcelë të siguruar me sipërfaqe prej 30 hektar, në rajonin e fshatit Sopot të Kavadarit, personi juridik me seli në Shkup, me subjekte të tjera juridike, ka kryer mbjellje të konopit industrial, pa leje dhe miratim adekuar nga komisioni kompetent, me çrast pas instruksioneve të marra nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore në Kavadar, më 02.10.2019 është kryer hetim dhe janë marrë ekzemplarë për ekspertizë nga konopi. Më 14.04.2020 nga ana e repartit kriminalistik të MPB-së është përgatitur ekspertizë me të cilën është konstatuar se konopi i mbjellur paraqet drogë-mariuanë, kultivimi i së cilës është i rregulluar me Ligjin për kontroll të drogave narkotike. Më 22.04.2020, përsëri janë dhënë instruksione nga prokurori publik i Prokurorisë Publike Kavadar, me qëllim të sigurohet përfaqësues i personit juridik N.J. (42) nga f.Zhillçe, Komuna e Jegunovcës, me qëllim që të realizohet bisedë zyrtare, ndërsa marihuana e cila ka qenë e skladuar në depo në lagjen Butel të konfiskohet dhe të kryhet ekspertizë plotësuese”

Përsëri më 22 dhe 23.04.2020 MPB thotë se janë kryer dy ekspertiza shtesë me ç’rast u konfirmua se materijali i konfiskuar për ekspertizë është drogë marihuanë e cila është e ndaluar sipas ligjit për kontroll të drogave narkotike. Kundër përfaqësuesit të subjektit juridik dhe subjektit juridik do të ngritet padi penale për kryerje të veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të substancave narkotike dhe prekursorë”, ndërsa marihuana e konfiskuar bashkë me padinë penale do të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Kavadar për procedurë të mëtejme gjatë ditës së sotme./shenja.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme