Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me Nenad Rashiq, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për çështje të Komuniteteve, kanë mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Nenad Rashiq ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të një aktakuze që i është ngritur nga Gjykata Themelore.
Ai u deklarua se është i pafajshëm dhe do ta dëshmoj atë.
“Unë jam i pafajshëm. Para 2 orëve kemi përgaditur një paket për komunitete, qe janë 60 mijë familje do të marrin nga kjo pako, e unë kamë kërkuar nga kryeministri qe ti merr këto vendime kur kam qenë si këshilltar edhe pse tash unë kam dhënë dorëheqje ky vendim vlen ende”, ka thënë Raśič.
Në këtë konferenc, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Nenad Rashiq është një politikan i pazakontë në Kosovë ku ka dhënë kontribut për qytetarët e Kosovës e të Serbisë.
“Më vjen keq që nuk kanë pasur kohë të mjaftueshëm të tregoj se çfarë kam planifikuar por në anën tjetër të ju njoftoj se një pjesë të asaj punës e kemi përfunduar para dy ore. Ne kemi arritur që ta shpallim një ftesë që t’i njoftojmë që pako që ka ndërmarrë kryeministri janë përfitues të gjitha familjet që kanë të drejtë por unë dhe zyra për komunitete ka qenë e organizuar ta kryej një punë të tillë për komunitetet. Gjithmonë e kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësine e tij vendosmërinë e tij, për qartësine e tij, sepse ka dhënë kontribut per qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime