Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë që të kenë një muaj të bashkuar e me vepra të mira.
Në këtë kohë pandemie, Tërnava u bën thirrje besimtarëve të respektojnë vendimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi dhe iftaret t’i bëjnë në shtëpi.
“Sonte është nata e madhe e ramazanit që edhe praktikisht besimtarët mysliman nisin muajin e madhëruar të muajit ramazan. Ky muaj fillon me faljen e teravive e e që sivjet jemi të privuar përkohësosht nga ky ibadet për ta kryer në xhamitë tona si pasojë e pandemisë”, tha Tërnava.
Ai tha se Ramazani po e nisim me shpresën qe fundi të na gjej në shkollat e punët tona.
“Xhamitë tona janë pa xhamitë si pasojë e coronavirusit po e nisim ramazanin me ibadetin se fundit do të na gjejë në xhamitë tona, në shkollat e punët tona. Ramazani është një nga 5 shtyllat e islamit që bëhet vetëm për zotin, gjatë këtij muaji besimtarët janë më solidarë më besimtarë. Agjërimi përveç që është sakrificë edhe na mëson të jemi më fisnik”, tha ai
Tërnava përmes një konferencë për media u ka këruar qytetarëve që të mos shkojnë në iftare të njeri tjetri.
“Në këtë kohë me pandemi na duhet më shumë se kurrë bashkimi e uniteti. Kërkohet nga ne që gjatë këtij muaji t’i shtojmë veprat e mira, tolerancën, kulturë në ramazan janë edhe vizitat pë riftarë por bëjë thirrje që t’i shmangim vizitat e iftarët tek njëri tjetri. Ju lus të i bënë iftarët nëpër shtëpitë e juaja, duke respektuar rekomandimet e institucineve shëndetësore”, tha Tërnava në meazhin e tij./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...