Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit u ka bërë thirrje besimtarëve që meqë ky Ramazan është në kohën e pandemisë së COVID -19, të respektojnë vendimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi dhe iftaret t’i bëjnë në shtëpi.
“Vëllesër e motra, këtë herë muajin e shenjtë të Ramazanit po e nisim në rrethana emergjente nga masat e marra kundër pandemisë Covid-19. Xhamit tona përkohësisht janë pa xhehmatin e tyre. Ramazanin po e nisim me shpresën qe fundi të na jgej në shkollat e shtëpitë tona”.
Tërnava përmes një konferencë për media u ka këruar qytetarëve që të mos shkojnë në iftare të njëri-tjetri.
“Në këtë kohë me pandemi na duhet më shumë se kurrë bashkimi e uniteti. Kërkohet nga ne që gjatë këtij muaji t’i shtojmë veprat e mira, tolerancën, kulturë në ramazan janë edhe vizitat pë riftarë por bëjë thirrje që t’i shmangim vizitat e iftarët tek njëri tjetri. Ju lus të i bënë iftarët nëpër shtëpitë e juaja, duke respektuar rekomandimet e institucineve shëndetësore”, tha Tërnava në meazhin e tij.
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...