Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se rritja e akcizës së derivateve të naftës do t’i prek drejtpërdrejt kompanitë dhe qytetarët.
Nga kjo parti thonë se pushteti në krye me LSDM-në punon në dëm të qytetarëve.
“Rritja e akcizës për naftën do të bie mbi shpinë të kompanive dhe qytetarëve. Kjo do të jetë në dëm të të gjithëve, ndërsa ekziston mundësi serioze për shok të çmimeve”.
“Në gjithë botën qeveritë i ndihmojnë popullatës, vetëm qeveria e Spasovskit dhe Zaevit marrin nga populli”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta largojë këtë masë, që sipas tyre është serioze për krizë ekonomike./Telegrafi/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...