Për të gjashtën ditë me radhë qarku i Korçës nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.
Kjo konfirmohet nga burime zyrtare pranë njësive vendore të kujdesit shëndetësor në të gjitha bashkitë e rajonit juglindor. Nga qyteti i Korçës ka pasur vetëm një rast të dyshuar për të cilin është dërguar tampon në ISHP, por rezultati ka qenë negativ.
Ndërkohë, nga Pogradei e Kolonja nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar dhe për pasojë nuk është dërguar asnjë tampon.
Nga ana tjetër, burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se kanë kërkuar tamponimin e oficerëve të FRONTEX të cilët patrullojnë prej muajsh në kufirin Greqi-Shqipëri për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit dhe kryesisht të shtetasve që vijnë nga vendet në konflikt.
Të njëjtat burime thanë se 11 oficerëve të FRONTEX u është bërë tampon dhe është dërguar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, për të konfirmuar nëse ka apo jo raste positive COVID-19.
Këta oficerë nuk kanë shfaqur asnjë shenjë apo simptomë të ngjashme me COVID-19, por kërkesa e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për tamponimin e tyre është bërë për t’u siguruar për negativitetin e tyre ndaj koronavirusit.
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...