Agjenti i Ferland Mendy-t, Yvan Le Mee ka pranuar se ka pas klube të tjera të interesuara për shërbimet e klientit të tij pos Real Madrid.
Mendy kaloi gjatë verës në “Santiago Bernabeu” dhe është duke garuar me Marcelo-n për vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, agjenti i tij ka thënë se transferimi ishte shumë i vështirë sepse Lyon nuk lejonte shitjen, kurse Real-i nuk ishte i gatshme të paguajë vlerën e 48 milionë euro.

“Ishte transferim i vështirë, sepse Lyon nuk pranoi ta shesë dhe e donin edhe për një vit. Real Madrid nuk ishin të gatshëm të paguajnë 48 milionë euro plus 5 milionë euro bonus”.
“Negociatat zgjatën për muaj dhe Real kishte shumë lojtarë në pozitën e tij. Por, Zidane e dëshironte me çdo kusht”.
“Ferland kishte mundësinë te Juventus, Napoli dhe Inter, por Real-i mbetet Real”,theksoi ai.
Mendy gjatë këtij sezoni ka bërë 22 paraqitje, disa prej tyre ishin në formacionin e parë, kurse disa të tjera ishte në stol./arbresh.info.
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës