Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se është duke përcjellur me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi COVID 19.
AGK ka shprehur shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online.
“Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.
AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...