Në fshatin Uglar të Gjilanit, pasditen e së hënës, policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët ishin përleshur mes vetes, ndërsa kishin plagosur një person të tretë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 pasdite, ku dy të dyshuarit po përlesheshin, ndërsa viktima mashkull kosovar është therrur aksidentalisht gjatë përpjekjes për t’i ndarë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Uglar, Gjilan 20.04.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë përleshur. Ndërsa një viktimë mashkull kosovar është therur aksidentalisht, gjatë tentimit për ti ndarë të dyshuarit gjatë përleshjes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...