Pacienjta shtatzënë e prekur nga COVID-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar, Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, thuhet në njoftim.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe e 16-ta në nivel të shtetit./
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët