
President Donald Trump speaks about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Tuesday, April 14, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në orët e vona të së hënës ka njoftuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për pezullimin e përkohshëm të imigrimit në ShBA.
Ai shtoi se kjo masë është marrë për shkak të, siç tha ai, sulmit nga armiku i padukshëm, duke aluduar në koronavirusin, dhe për t’i mbrojtur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.
Është e paqartë se çfarë mekanizmi do të përdorë presidenti amerikan për ta pezulluar imigrimin dhe gjithashtu nuk dihet për sa kohë mund të mbetet në fuqi ky vendim, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Pritet që Shtëpia e Bardhë më vonë të dalë me të dhëna në lidhje me atë se çfarë efekti do të ketë ky urdhër në pikëkalimet kufitare dhe se a do të preken personat që kanë karta të gjelbra.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë për numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...