Manchester United është në kontakte me Atletico Madrid për transferimin e yllit, Joao Felix.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori ofansiv dhe lojtari i fundit në ‘radarin’ e tyre është Felix, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti anglez beson se portugezi është lojtari i duhur për të ndjekur hapat e Cristiano Ronaldo-s dhe mund të shkëlqejë në “Old Trafford”.

Sipas Le10 Sport, United është duke u munduar që përmes agjentit, Jorge Mendes t’ia mbush mendjen lojtarit të largohet nga “Wanda Metripolitano” për të shpëtuar karrierën.
Kartoni i 20-vjeçarit vazhdon të jetë 120 milionë euro, aq sa ka kushtuar kur Atletico e transferoi nga Benfica./arbresh.info.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...