Memli Krasniqi nga PDK, ka përfunduar takimin që ka pasur sot me kryeminsitrin në detyrë, Albin Kurtin për të diskutuar rreth sitautës së pandemisë.
Pas takimin, në një deklaratë për media, Memli Krasniqi tha se në takim ua ka numëruar me rend të gjitha gabimet që sipas PDK-së i ka bërë Qeveria Kurti.
Ndër të tjera Krasniqi ka përmendur edhe testet që ka pranuar Kosova nga Serbia. Ai tha se me pranimin e këtyre testeve, Kurti është dorëzuar para Serbisë.
“Ata kanë bërë gabime të jashtëzakonshme. Ata janë sjell me arrogancë, tash që situata ka dal jashtë kontrollit ata na thrrasin sot në takim”.
“Unë në takim ua perserita gabime e një pas njëshme. Ky kryeminsitër e ka shkel kushtetutën në vend. Ky kryeminsitër është dorëzuar para Serbisë. I kan pranu në mënyren më të gabushme 1000 teste nga Serbia”.
“Kjo qeveri ka bërë gabim të pafalshëm duke ua mundësuar këtë gjë. Serbia ka dal mirë para të gjitha medaive boterore. Këta kanë qenë edhe me sy të mbyllur edhe me vesh të mbyllur”, tha Memli Krasniqi../arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...