Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton nxënësit dhe prindërit e tyre se të hënën nuk do të ketë mësim online, për shkak të festës së pashkëve ortodokse.
“Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...