As Messi e as Ronaldo, por Ronaldinho.
Deco i ka befasuar të gjithë me përgjigjen se kush është më i miri në botë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
Derisa të gjithë prisnin që ai të përmendë emrin e njërit prej futbollistëve që kanë dominuar në dekadën e fundit, Deco, i cili ka luajtur edhe me Messin edhe me Ronaldo, u rreshtua kah Ronaldinho.
“Për të gjithë, është e qartë se Leo dhe Cristiano janë më të mirët. Kjo edhe për shkak se askush nuk ka menduar se ata për shumë vite do të qëndrojnë në të njëjtin nivel, por ai që më ka impresionuar më së shumti edhe pse nuk ka qenë vendimtar, ka qenë Ronaldinho”, tha Deco.
“Për mua, ai gjithmonë do të jetë më i miri”.
“U takuam në Barcelonë dhe menjëherë u përshtatëm, momentet që kam jetuar me të janë të vështira për t’i krahasuar me çdo gjë. Ai ishte magjik”. /Gazeta Express/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...