A do të ketë këtë verë sezon turistik? Këtë nuk e dimë ende. Gjithçka varet nga ajo që do të thonë ekspertet e shëndetësisë se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit.
“Pra kemi një strategji të ri. Të gjitha shtetet janë duke bërë skenarë hipotetikë nëse do të kenë shfrytëzim të stacioneve të plazhit dhe sigurisht ajo që njohim e kemi të sigurtë këtë verë janë dy parimet, distanca fizike dhe higjiena personale. Mund të kemi çadra distancë 10 metra nga deti, e 4 metra nga njëra tjetra.”-thotë zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit.
Ne një sezon normal veror para pandemisë së koronavirusit distanca nga çadra në çadër do të ishte 2.5 metra sipas dispozitave normative për stacionet e plazhit, por për shkak të situatës ministria e turizmit ka përgatitur një draft rregullore në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit (OBT) ku mendohet që kjo distancë të shkojë në 4 metra dhe numri i çadrave që ju shikoni pas meje, gati do të përgjysmohet. Nuk është vetëm ky ndryshim. Brezi i parë i çadrave në distancë me detin që më parë ka qenë 7. 5 metra do të shkojë në 10 metra.
“Ajo që mbetet pikëpyetje e madhe është kush do të jetë qasja jonë në det? Nuk mund ta thonë ekspertet e turizmit por duhet ta thonë ekspertët e shëndetësisë”
E sigurt është që vendgrumbullimet masive do të shmangen për këtë ministria e turizmit parashikon që nuk do të ketë hapësira rekreative në plazh.
Ndërsa festa e të rinjve buzë detit, evente të ndryshme, festivale shkuma party si këto që po shikoni nuk do të jenë të lejuara deri në lehtësimin e situatës.
“Southoutdoor është anuluar për këtë vit. Edhe eventet e tjera. Anullimi është le të themi në format e pezullimit. Kjo është një histori që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri por gjithandej. Në këto kushte kur komunikimet ndërshtetërore janë ndërprerë, rekomandimet e OBT janë te turizmi domestik, që përqendrohet te turizmi vendas.”-shprehet zëdhënësja./tch
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...