Barcelona do të blejë disa futbollistë gjatë verës.
Por, për shkak të krizës ekonomike që pritet të shkaktojë pandemia Covid-19 dhe pritet të lërë pasoja, Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, me paratë e të cilëve do të blinte të duhurit për sezonin 2020/21.
Kështu në krye të listës është braziliani Philippe Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Munich, dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.
Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës.
Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithëaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.
Neymar Junior dhe Lautaro Martinez janë dyshja që më së shumti i do Barca.
Por, në rast që Xavi Hernandez bëhet trajner, atëherë në Barcelona mund të vijë një tjetër futbollist që mund të kushtojë 100 milionë euro.
Fjala është për Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit, për të cilin Xavi ka vetëm fjalë të mira dhe ditë më parë tha se ish skuadrës po i mungon një futbollist i tipit të anglezit. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...