Kryeministri Oliver Spasovski pasdite, përmes video informoi se prej sot është në izolim shtëpiak. Nga shtëpia e tij do t’i kryejë obligimet e punës, ndërsa Qeveria theksoi, do të funksionojë pa ndërprerë.
Në lidhje me Pashkët, Spasovski bëri thirrje që të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet që të parandalohet përhapja e coronavirusit.
Spasovski është në vetizolim pas rekomandimit të epidemiologëve, sepse ka pasur kontakte me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitriev, i cili është pozitiv me Covid-19.
Sipas tij, përhapja e coronavirusit është në korniza të së priturës. Analiza tregon se vendi lëviz sipas skenarit të projektuar të kontrolluar, pa zgjerim të jashtëzakonshëm të lartë të rasteve të reja. Nga ana tjetër rritet numri i personave të shëruar.
Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë ushqimet e nevojshme dhe nevojat për periudhën kur tërësisht do të kufizohet lëvizja nga dita e premte në orën 16 deri të martën në orën 05 të mëngjesit.
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...