Oriola Marashi ka dhënë edhe një ‘sinjal’ se është në lidhje me Eros Grezdën.
Muajt e fundit kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes modeles Oriola Marashi dhe futbollistit Eros Grezda.
Dyshja nuk kanë preferuar të deklarohen lidhur me këtë çështje, por veprimet e tyre lënë të kuptohet se ata janë bashkë.
Një fotografi që qarkulloi në mediet rozë, ku Oriola dhe Erosi u panë dorë për dore, ishte një dëshmi se ata kanë filluar një romancë.
Por, duket se dyshja janë të izoluar bashkë në shtëpi, ngase imazhet që po sjellin në rrjete sociale tregojnë një gjë të tillë.
Mbrëmë, Oriola publikoi një video duke përgatitur tortë, ndërsa mbi të vuri qirinjtë me mbishkrimin “Urime ditëlindjen”.
Pothuajse në të njëjtën kohë, Eros Grezda publikoi fotografi i veshur në veshje sportive e me syze që i shkruanin “Urime ditëlindjen”.
“M’veshi me zor #ditëlindja #25”, ishte mbishkrimi që ai ia ka lënë imazheve, e që supozohet që edhe torta e ditëlindjes ishte pikërisht për futbollistin.
Se a do të flasin Oriola dhe Erosi haptas për këtë ‘lidhje’, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn