Ka shkuar në 387 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, teksa mbrëmë u konfirmuan edhe 10 raste të reja.
Kjo po cilësohet si diçka jo e mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se edhe BE-ja është duke kaluar një kohë të vështirë.
Por sidoqoftë, Heldt ka thënë se distanca sociale, po tregohet si një formë efektive për parandalimin e COVID-19.
“Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt në Twitter.
Kosova deri tani numëron gjithashtu edhe tetë viktima dhe gjithësej 63 të shëruar.

Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit