Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për vendimin e djeshëm të Qeverisë në detyrë.Ka thënë se vendimi i djeshëm, cenon rëndë të drejtat themelore të qytetarëve.
Tha se kjo është hera e dytë që Qeveria në detyrë bënë shkelje të Kushtetutës.
“Institucioni më i lartë në Kosovë që ka bërë Gjykata Kushtetuese, praktikisht është suprimuar ose kemi ndërhyrje të vrazhdë nga Qeveria në ikje. Për momentin tim është gjendje e jashtëzakonshme”.
“Ne jemi të obliguar që t’i marrim në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Ajo që ka ndodhur dje, për përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës dhe shumë më vrazhdë se herën e kaluar”.
“Ajo që ka ndodhur është marrje dhe grabitje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Me një vendim arbitrar ka suspenduar kompetencat e Kuvendit, një vendim që nuk e ka më legjitimitetin e saj. Ne do duhej që sot si Kuvend për rekomandime për vetën tonë”, ka thënë Limaj.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...