Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 10 minutëshe.
Në këtë mbledhje, Partia Demokratike e Kosovë ka propozuar dy projektligje rreth masave të reja kufizuese.Shefi i GP të kësaj partie, Bedri Hamza kërkoi që të votohet ky mocion nga deputetët e Republikës.“Bazuar në situatën në të cilën është vendi. Këto dy projektligje i plotësojnë kushtet që të futen në seancën e sotme. Ne me qëllim që t’i ndalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës, dhe kjo çështje e kalon nivelin e një partie politike, por Kuvendi nuk ka problem të marrë nisma ligjore”.
“Ne jemi të vonuar në këtë temë. Shumica e vendeve i kanë marrë këto masa. Nëse këto ligje nuk futen në procedurë dhe nuk aprovohen, atëherë masat e qeverisë biejnë ndesh me kushtetutën e Republikës”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani theksoi se një pikë e rendit të ditës nuk mund të futet në seancën e sotme.
“Unë nuk kam mundësi që ta vendos një mocion të tillë në votim sepse është thirr për diçka tjetër. Një sqarim shtesë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se Kuvendi mund të nxjerrë ligje për masat kufizuese. Në mbledhjen e fundit të kryesisë unë i kam bërë një sërë propozimesh që Kuvendi ta votojë sa më urgjent ligjin për kufizimet”, ka thënë ajo.
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...