Kurti i reagon PDK-së: Me pako emergjente merret Qeveria, jo Kuvendi

11:46 | 14 Prill 2020
M. A.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka komentuar mbajtjen e seancës së sotme të thirrur nga PDK-ja për të diskuar rreth Pakos Emergjente të propozuar nga kjo e fundit, me një shumë prej 320 milionë euro.

Kurti, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit është e çuditshme, meqenëse Pakoja Emergjente Fiskale është çështje e Qeverisë e jo e diskutimeve në Kuvend, e që sipas tij me këtë po synohet një mocion rezolute.

“Seanca e sotme e Kuvendit është e çuditshme meqenëse Pakoja Emergjente Fiskale është çështje e Qeverisë nuk është çështje e diskutimeve në Kuvend që synojnë një mocion resolute”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale