Qeveria e Kosovës ka marrë vendimet të reja në bazë të së cilave ndalohet qarkullimi i personave fizik dhe automjeteve.
Sipas këtij vendimi të drejtë lëvizje kanë për 1 orë e gjysmë ata persona që janë mbi moshën 16 vjeçare mirëpo sipas rregullit të vendosur në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Kurse shoqërimi nuk lejohet përveç personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë nën moshën 16 vjeçare e të cilët duhet të shoqërohen nga vetëm një familjar.
Po ashtu qarkullim i lirë do të jetë për transportuesit e mallrave duke përshirë këtu lëndën e parë e deri te transportimi i produkteve tjera
Kategoritë e tjera që ju lejohet qarkullimi janë: Stafi esencial i institucioneve, në raste urgjence lejohet për të kërkuar trajtim mjekësor, në raste kur është e domosdoshme kujdesi për dikën që është i sëmurë, viktimave të dhunës familjare ju lejohet të kërkojnë strehim,
Po ashtu personat fizik që dalin në rrugë obligohen të mbajnë të mbuluar gojën hundën, të mbahet distance 2 metra dhe ndalohet qarkullimi i automjeteve.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron