Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta përkrahë pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja në seancën e nesërme.
Kështu u shpreh për KP, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Derisa dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma-AKR thanë se do të votojnë pro kësaj pakoje në vlerë prej 320 milionë eurosh.
Deputeti i LDK-së thotë se propozimi i PDK-së është vetëm një projekt-rezolutë dhe nuk është obliguese për Qeverinë në detyrë.
“Në formën siç është nuk e përkrahim”, u shpreh Gashi për KP-në.
Përkrahje pakos 320 milionëshe të propozuar nga PDK-ja për t’u ballafaquar me krizën pandemike i dha shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai tha për KP se në këtë pako janë të përfshira edhe pikat e partisë së tij.
Ndërsa, shefi i Grupit parlamentar të Nisma-AKR, Haxhi Shala u shpreh se janë të informuar për këtë pako dhe se do të koordinohen me PDK-në brenda seancës së nesërme.
Tashmë Qeveria në detyrë ka miratuar Pakon emergjente në vlerë 170.6 milionë euro, por sipas PDK-së kjo nuk është e mjaftueshme. Gjatë ditës së sotme kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetari Shaqir Totaj, u bënë thirrje partive politike ta votojnë pakon prej 320 milionë eurosh.
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...