“Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. kështu e nis urimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.
Manastirliu ka postuar edhe një foto të veçantë ku një infermier i jep në dorë foton e Jezusit një pacienti që po kurohet për CoVid-19.
“Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19
Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë.” shkruan Manastirliu.

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026