Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet më 14 prill, në seancë të jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë.
Kjo seancë do të mbahet me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues, teksa për mbajtjen e kësaj seance do të përgatitet salla në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, më 14 prill 2020, në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues. Kështu konstatoi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Sipas konstatimit kërkesa e deputetëve nënshkrues i plotëson kushtet formale-juridike, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për mbajtjen e seancës do të sigurohen kushte sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj komunikate, pikë e rendit të ditës do të jetë propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.
Kurse po ashtu, “sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO54/20, nr. Ref.651/20/rl, datë 6 prill 2020, pika 324, që ka të bëjë me ndërmarrjen e masave lidhur me situatën pandemike, Kryesia ngarkoi Komisionin për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, që të trajtojë, identifikojë dhe t’i propozojë Kuvendit masat e duhura”, thuhet në këtë komunikatë.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...