Përkundër situatës së krijuar nga virusi COVID-19, Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka vazhduar me punimet për rregullimin e sipërfaqeve gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit, me theks të veçantë hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.
Përmes këtyre projekteve synohet që të krijohen sa më shumë hapësira publike për qytetarët e Mitrovicës, por edhe për qytetarë nga vende tjera, pasi që ky projekt do të ofroj mundësi rekreative, hapësira gjelbëruese, pushimore, kënde të lodrave për fëmijë, kënde për ushtrime fizike fushore, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm, të cilat do ti japin një pamje jashtëzakonisht të bukur qytetit dhe Liqenit Akumulues.

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...