Heshtja të jepe përshtypjen e një vendi të braktisur.
Në hyrje të fshatit një shirit i vendosur e një automjet i Policisë së Kosovës, është pamja e parë më të cilën ballafaqohesh po sa të ngjitesh rreze rrugës në fshatin Vrapçiq të Gjilanit.
Ndonëse është një fshat i vogël arsyeja e kësaj heshtje nuk është braktisja.
Fshati jo larg Gjilanit tash e sa javë është në karantinë i mbyllur për qarkullim.
Krejt kjo pasi që disa familje nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv më Covid-19.
E lëvizjet e banorëve nga shtëpitë e tyre janë të vogla.
Ndonëse është koha e pranverës e gjallërisë në vende, në këtë fshat janë të pakt ata banor që mund ti shihesh në oborret e tyre e lë më në rrugë.
Ky virus që po merr jetëra njerëzish nëpër botë ka prekur edhe këtë fshat.
Një person i infektuar më ketë virus ka ndërruar jetë të enjten e 9 prillit.
72 vjeçari tashmë i ndjerë është varrosur në fshatin e tij vetën në pranin e familjarëve të ngushtë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/234147381282964/
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5