Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të martën në orën 11:00 për seancën e jashtëzakonshme rreth propozimit të PDK-së për pakon emergjente 320-milionë euroshë për t’u përballur me pandeminë COVID-19, është bërë e ditur nga burime brenda Kuvendit.
Këto burime i kanë thënë KOHËS se mbledhja e kryesisë po vazhdon, por se është arritur pajtim për mbajtjen e seancës të martën.
PDK-ja ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit.
Përveç kësaj pike, kryesia e Kuvendit ka në rend dite është edhe ndërmarrjen e veprimeve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes.
Mbledhja e kryesisë është duke u mbajtur pa praninë e medieve.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron