Mitrovica e Veriut dhe Zveçani do të ndalojnë lëvizjen e qytetarëve nga ora 12:00 e mesditës deri në ora 06:00 të mëngjesit, shkruan Kossev.
Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili tha se kjo do të hyjë në fuqi nesër dhe të do të zgjas 14 ditë.
Rakiq deklaroi se ky vendim është marrë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të lehtësuar luftën kundër pandemisë.
Ky vendim u mor sot gjatë takimit që pati Shtabi i Krizës për komunën e Mitrovicës së Verit dhe Zveçanit, i cili ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarave në këto komuna ditëve të fundit.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira