Këndet Amerikane të Ambasadës së Sh.B.A-ve janë duke u shërbyer me printerin e tyre të teknologjisë 3D për të luftuar COVID-19 në Kosovë, duke prodhuar maska për fytyrë për qendrat lokale të kujdesit shëndetësor, bëhet e ditur përmes një njoftimi të Ambasadës Amerikne në Kosovë.
Aktualisht këndi Amerikan në Prizren është duke prodhuar 100 maska për fytyrë duke përdorur printerin e tyre 3D dhe teknologjinë e lapsit 3D për t’i i dhuruar ato në qendrat shëndetësore lokale në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës.
“Falë mbështetjes nga profesori inxhinierik i Universitetit të Prishtinës Shaban Buza, ata prodhuan me sukses sasinë e parë të maskave praktike, të cilësisë së lartë. Që nga 8 prilli, ata kanë prodhuar 50 maska, duke i dhuruar ato në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Emergjencës, si në Prizren ashtu edhe klinikave private, dentistëve dhe teknikëve laboratorik”, thekson komunikata.
Në këtë komunikatë bëhet e ditur po ashtu se Këndi Amerikan në Prishtinë huazoi printerin e tij 3D me pjesë përcjellëse për BONEVET-it në Prishtinë për të mbështetur prodhimin e maskave për fytyrë për punëtorët e shëndetësisë. Duke punuar me partnerët e tyre, vullnetarët dhe komunitetin, BONEVET ka rritur prodhimin e maskave për të mbuluar nevojat e spitaleve dhe qendrave mjekësore, policisë dhe shërbimeve të tjera publike në gjithë Kosovën.

Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...