Presidenti Hashim Thaçi njofton se sot është pranuar një pako me ndihma nga Turqia, dhe sipas tij, këto janë ndihmat e para që merr Kosova.
Presidenti Thaçi i është mirënjohës presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Turqisë “që na kanë dalë në ndihmë”, në situatën e krijuar nga Covid-19.
“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë, Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës rreth gjysmë milion euro për blerjen e respiratorëve, ndërsa Zvicra i ka dhuruar 500 mijë franga.
Kosovës i kanë ardhur ndihma nga organizata botërore si UNICEF’i./arbresh.info/
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...