Komuna e Prizrenitu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të dalin në pyjet e Prizrenit siç janë Kalaja, Pasha Qeshme, Pashtriku, Koritniku, Gryka e Lumbardhit, Nasheci, Bjeshkët e Kabashit etj.
Komuna ka lutur qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të evitojnë sa më shumë daljen në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes dhe ditëve të pushimit, për të mos e rrezikuar veten dhe familjet e tyre.
“Rojtarët e Pylltarisë dhe shërbimi teknik i autoritetit pyjore komunal, së bashku me Policinë e Kosovës vazhdimisht janë në terren, dhe sidomos në zonat e frekuentuara nga qytetarët, për monitorim të respektimit të masave. Ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë vendimet e Ministrisë do të ketë masa ndëshkuese. Në veçanti ndëshkimet janë edhe më të larta për ata që i dëmtojnë pyjet duke shkaktuar ndezjen e zjarreve apo prerjen e paligjshme të drurëve. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për veten dhe familjet e juaja”, thuhet në njoftim.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...