Sevilla është duke përgatitur super ofertë për sulmuesin e Liverpool-it, Xherdan Shaqiri.
Sipas Blick, klubi spanjoll do t’i ofrojë shqiptarit kontratë afatgjate, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari këtë sezon me “Reds” nuk ka qenë shumë i nevojshëm duke bërë vetëm gjashtë paraqitje, ndërsa në dy prej tyre ishte titullar.

Në dhjetor në fitoret ndaj Watford dhe Everton ishin ndeshjet e vetme që Shaqiri ishte në formacionin e parë të Jurgen Klopp për këtë sezon.
Sevilla thuhet se është admirues i madh i ish-yllit të Bayern Munich dhe Inter, andaj e duan në verë dhe janë të gatshëm të paguajnë vlerën e 30 milionë euro që kërkon Liverpool.
Në garë për Shaqiri-n mbesin edhe dy gjigantët Galatasaray dhe Roma./arbresh.info.
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...